03/05/2007 nga Erion Elmasllari
Duke kerkuar ca gjera sot ne Internet, pashe kete:

Nuk kam nder mend te diskutoj meritat e fakulteteve perkatese, po flas thjesht nga pikepamja e seriozitetit ne Internet. A do arrijme te kemi ndonjehere, te pakten sa per sy e faqe, respekt per veten dhe per punen e gjithe atyre 800 studenteve qe ishin ne kete liste konkurrentesh te fakultetit filologjik dhe te mos i referohemi si “filoqyli”? Kjo eshte faqja zyrtare e Universitetit te Tiranes, jo nje faqe kafeneje ku te gjithe flasin e marrin per goje gjithe te tjeret! Do thoni ju “C’lidhje ka kjo me programimin?”. Ka lidhje, sepse te jesh programues ne radhe te pare eshte te jesh njeri dhe te respektosh te tjeret. Kushdo qe e ka ruajtur kete faqe, ose te pakten personi qe e ka vendosur ne server, thjesht per respekt te shokeve e shoqeve qe ka ne ate fakultet, duhet te kishte nderruar emrin e ketij skedari. Une kaq kisha - nuk po flas me sepse nuk e kam zakon te flas kur jam i irrituar, dhe ju nuk keni nge te degjoni shfryrjen time. Naten e mire dhe fundjave te kendshme te gjitheve!
Erion.
Vendosur ne Made In Albania |
1 Koment »
04/04/2007 nga Erion Elmasllari
Kjo me poshte eshte nje pergjigje qe mora sot ndaj shkrimit tim per “desktopizmin” - dhe te them te drejten fakti qe edhe pas 5 muajsh nga shkrimi ka akoma komente, tregon qe, per mire a per keq, kam prekur nje tel diku.
Nga ss_leibstandarte:
i dashur Erjon
ne banken e Shqiperise eshte e vertete qe ka ca AUBG-ista dhe jane te gjithe keshtu te zote dhe zgjuar si puna jote.
ne rradhe te pare te falenderojme per kohen dhe deshiren qe ke pasur per tu thelluar ne plotesimin e standarteve te web-it nga faqja zyrtare e bankes.
Profesionalisht nuk besoj qe ca nga keto te meta qe ke permendur dhe te tjera qe nuk i ke mesuar akoma nuk dihen dhe njihen nga stafi i IT i bankes se Shqiperise.
Sikurse do ta mesosh kur te rritesh, ne jete behen ca kompromise,
Lexoni pjesen tjeter »
Vendosur ne Made In Albania |
3 Komente »
21/02/2007 nga Erion Elmasllari
Nje teme tjeter diplome: Loja Tic-Tac-Toe. Ndoshta do t’ju duket shume e thjeshte, apo dicka qe eshte me shume per shkollat e mesme sesa per universitetet. Megjithate, ne varesi te menyres se si kompjuteri zgjedh levizjet dhe strategjine e ndjekur, mund te perdoren algoritme me te “zgjuar” sesa ai “brute force” i numeracionit te gjithe levizjeve dhe zgjedhjes se rruges qe con ne fitore. Lexoni pjesen tjeter »
Vendosur ne Ide per diplome |
Comments Off
21/01/2007 nga Erion Elmasllari
U be ca kohe qe nuk kam shkruar gje, kryesisht ngaqe kur kam une frymezim nuk ka drita, dhe kur vijne dritat duhet te shfrytezoj kohen dhe te punoj (qe, midis te tjerave, te paguaj dhe faturen e dritave - cfare ironie!). Sidoqofte po hap nje teme te re, dhe dua dhe ndihmen tuaj per kete: Te sugjerojme tema diplome qe studentet qe lexojne kete faqe te mund te zgjedhin dicka qe ju pelqen. Do ishte mire qe bashke me titullin e temes, apo nje pershkrim se cfare duhet te bejne, t’u jepnim edhe nje pike fillimi - nje faqe web ku shpjegohet ndonje teknike qe hyn ne pune, a ndonje liber a tutorial. Po e filloj une atehere, dhe mos me lini vetem!
Lexoni pjesen tjeter »
Vendosur ne Ide per diplome, Programim |
Comments Off
03/12/2006 nga Erion Elmasllari
Isha ne hipoteke sot. Dua te bej ca ndryshime ne shtepi, nje zgjerim, dhe me duhen dokumentat e hipotekes. E dini c’me ndodhi? Shtepia nuk ishte ne emrin tim si pronar, por ne emer te avokatit qe shkruajti kontraten e shitblerjes se shtepise mes meje dhe pronarit te meparshem. Cne avokati do thoni ju. Po ja pra, une doja te blija shtepine, pronari donte ta shiste, dhe duhej bere kontrate. Avokati u ul ne karrige, ndezi nje puro, dhe klik e klak e shkruajti kontraten, e mbushi, ne firmosem, dhe cdo gje ishte ne rregull. Nuk kishim asnje problem, une jetoja per bukuri ne shtepi, s’me ngiste njeri. Domethene deri ne castin qe doja te beja nje ndryshim. E mendoni se sa me duhet ti lutem tani avokatit dhe sa duhet ta marr me te mire qe te vere doren ne zemer e te me jape te drejtat mbi shtepine time? E mendoni qe po te doje ai mund t’ia shese shtepine dikujt tjeter, sepse emri im nuk eshte askund ne ato letra dhe ai njihet si pronar i ligjshem i shtepise? Nuk ka rendesi se leket i pagova une, ne letra eshte emri i tij… Lexoni pjesen tjeter »
Vendosur ne Made In Albania |
1 Koment »