Erion::Blog

Programimi, kompjuterat, njerezit, dhe vogelsira te tjera si keto…

Shkrime Te Reja

Kategorite

Shkrime Te Kaluara

Erion Elmasllari

Diplomuar ne 2001 per Shkenca Kompjuterike ne AUBG. Programues per aplikime desktop, LAN, Web, dhe per faqe Interneti, me 6 vjet pervoje ne punen me kompani private, shteterore dhe OJQ. Kjo faqe mbledh mendimet dhe pervojen time, me shpresen se se bashku do te ndryshojme dicka nga gjendja e tanishme e informatikes shqiptare.

Ide per tema diplome ne Informatike

21/01/2007 nga Erion Elmasllari

U be ca kohe qe nuk kam shkruar gje, kryesisht ngaqe kur kam une frymezim nuk ka drita, dhe kur vijne dritat duhet te shfrytezoj kohen dhe te punoj (qe, midis te tjerave, te paguaj dhe faturen e dritave - cfare ironie!). Sidoqofte po hap nje teme te re, dhe dua dhe ndihmen tuaj per kete: Te sugjerojme tema diplome qe studentet qe lexojne kete faqe te mund te zgjedhin dicka qe ju pelqen. Do ishte mire qe bashke me titullin e temes, apo nje pershkrim se cfare duhet te bejne, t’u jepnim edhe nje pike fillimi - nje faqe web ku shpjegohet ndonje teknike qe hyn ne pune, a ndonje liber a tutorial. Po e filloj une atehere, dhe mos me lini vetem! :) Lexoni pjesen tjeter »

Vendosur ne Ide per diplome, Programim | Comments Off

“Desktopizmi” me pasoja ne aplikimet web

10/11/2006 nga Erion Elmasllari

Provova te kerkoj ne Google fjalet “albanian banking“, sic do kerkonte cdo investor i huaj para se te vinte kembe ne token shqiptare. E shihni ne ndonje vend Banken e Shqiperise? A shihni ndonje nga bankat shqiptare, cilendo prej tyre? Sot, ne 8/11/2006, ky kerkim nuk liston ne faqe te pare asnje banke shqiptare. Raporte e organizma te huaj dalin ne Google si burime autoritare per bankat ne Shqiperi, por jo Banka e Shqiperise. Faqja e Bankes se Shqiperise ekziston, ajo eshte www.bankofalbania.org. Google per kete faqe ka indeksuar vetem faqen kryesore dhe disa PDF te downlodueshme, por asnje nga informacionet e tjera te faqes. Pse? Sepse faqja e Bankes se Shqiperise vuan nga “desktopizmi”. Eshte faqe web por eshte programuar si te ishte aplikim desktop. Gjithe ajo faqe eshte programuar sipas nje modeli event-based, sic programohet nje nderfaqe aplikimi desktop, por jo nje faqe Web. Cdo klikim ne faqen e bankes perkthehet ne nje event (ngjarje) ne motorin e faqes - por Web-i NUK punon me evente - Web-i punon me URL dhe URI (Uniform Resource Locator/Uniform Resource Identifier). Ajo faqe nuk ka asnje URL pervec URL se faqes kryesore (cfare koincidence qe Google ka indeksuar vetem faqen kryesore…). Nuk ju besohet? E shohim bashke: Lexoni pjesen tjeter »

Vendosur ne Programim, Made In Albania | 7 Komente »

copyright © 2006 by Erion::Blog