Vleresimi fillon tek vetja
03/05/2007 nga Erion ElmasllariDuke kerkuar ca gjera sot ne Internet, pashe kete:

Nuk kam nder mend te diskutoj meritat e fakulteteve perkatese, po flas thjesht nga pikepamja e seriozitetit ne Internet. A do arrijme te kemi ndonjehere, te pakten sa per sy e faqe, respekt per veten dhe per punen e gjithe atyre 800 studenteve qe ishin ne kete liste konkurrentesh te fakultetit filologjik dhe te mos i referohemi si “filoqyli”? Kjo eshte faqja zyrtare e Universitetit te Tiranes, jo nje faqe kafeneje ku te gjithe flasin e marrin per goje gjithe te tjeret! Do thoni ju “C’lidhje ka kjo me programimin?”. Ka lidhje, sepse te jesh programues ne radhe te pare eshte te jesh njeri dhe te respektosh te tjeret. Kushdo qe e ka ruajtur kete faqe, ose te pakten personi qe e ka vendosur ne server, thjesht per respekt te shokeve e shoqeve qe ka ne ate fakultet, duhet te kishte nderruar emrin e ketij skedari. Une kaq kisha - nuk po flas me sepse nuk e kam zakon te flas kur jam i irrituar, dhe ju nuk keni nge te degjoni shfryrjen time. Naten e mire dhe fundjave te kendshme te gjitheve!
Erion.
Vendosur ne Made In Albania |
1 Koment »