Erion::Blog

Programimi, kompjuterat, njerezit, dhe vogelsira te tjera si keto…

Shkrime Te Reja

Kategorite

Shkrime Te Kaluara

Erion Elmasllari

Diplomuar ne 2001 per Shkenca Kompjuterike ne AUBG. Programues per aplikime desktop, LAN, Web, dhe per faqe Interneti, me 6 vjet pervoje ne punen me kompani private, shteterore dhe OJQ. Kjo faqe mbledh mendimet dhe pervojen time, me shpresen se se bashku do te ndryshojme dicka nga gjendja e tanishme e informatikes shqiptare.

Kaq lehte te godasesh mesazherin…

04/04/2007 nga Erion Elmasllari

Kjo me poshte eshte nje pergjigje qe mora sot ndaj shkrimit tim per “desktopizmin” - dhe te them te drejten fakti qe edhe pas 5 muajsh nga shkrimi ka akoma komente, tregon qe, per mire a per keq, kam prekur nje tel diku.

Nga ss_leibstandarte:

i dashur Erjon
ne banken e Shqiperise eshte e vertete qe ka ca AUBG-ista dhe jane te gjithe keshtu te zote dhe zgjuar si puna jote.
ne rradhe te pare te falenderojme per kohen dhe deshiren qe ke pasur per tu thelluar ne plotesimin e standarteve te web-it nga faqja zyrtare e bankes.
Profesionalisht nuk besoj qe ca nga keto te meta qe ke permendur dhe te tjera qe nuk i ke mesuar akoma nuk dihen dhe njihen nga stafi i IT i bankes se Shqiperise.
Sikurse do ta mesosh kur te rritesh, ne jete behen ca kompromise, Banka ne fazen e pare kerkonte nje firme shqiptare qe me nje fond te limituar te realizonte nje content management per nevojat e saj, ne disa raste keto kerkesa ishin specifike. Duhet te kesh parasysh qe gjithe dokumentacioni tashme ruhet ne nje databaze te perqenduar, mund te azhornohet nga shume perdorues jo IT brenda bankes duke ndjekur nje proces te plote deri ne momentin e publikimit.
Nderkohe qe i dashur ne fazen tjeter te zhvillimit te sistemit besoj se ca nga ato te meta si indeksimi ne motoret e kerkimit apo ruajtja e informacionit URL gjate pozicionimit ne faqe do jene te realizuara.
Shpresoj qe ti dhe teta Ollga te keni durim deri atehere i dashur.
Pershendetje

Si fillim, dua t’ju kerkoj falje qe po e perseris kete teme, por me c’po kuptoj une ka ca nevoje per sqarime qe te mos kacafytemi kot per fjalet dhe shembujt, kur problemi kryesor eshte tjeter gje. Nuk kam asgje me Banken e Shqiperise, as me Vodafonin, dhe me asnje tjeter nga sitet e permendura ne artikull. Per sa kohe qe ata qe i kane keto faqe ndihen te kenaqur me to, kush jam une qe te gjykoj? Thjesht nje perdorues - nje nga ata qe hyjne, perdorin, shohin qe faqja nuk perdoret lehte, dhe ikin e harrojne. Dhe pikerisht ketu lind problemi qe une shpresoj te shoh te zgjidhur. Me vjen keq qe fjalet e mia jane marre ne menyre kaq personale nga nje lexues brenda Bankes se Shqiperise, me vjen me keq qe ka zgjedhur te qendroje anonim, dhe akoma me keq qe argumentat ne mbrojtje te faqes jane piperosur me ironi dhe sarkazem personale ndaj meje. Hej, mik i panjohur, nuk ka pse fshihesh pas pseudonimit - jemi ne te njejten ane te punes, thjesht une po marr guximin e paturpesise qe te sugjeroj dicka me te mire se ajo qe kemi deri tani. Jo per ty, jo per Banken, jo per Vodafonin, por per te gjithe ne qe ulemi cdo dite para tastjeres ne kete profesion qe dashurojme. Ti e pranon dhe vete qe keto mangesi ekzistojne dhe qe do rregullohen ne versionin tjeter - atehere pse me hidhesh mua, qe thjesht po them te verteten? Pse e ke marre si personale kete gje?

Persa i takon zgjuarsise se AUBG-isteve, te me falin miqte e mi te AUBG qe po flas edhe ne emer te tyre: ndoshta nuk jemi te zgjuar, dhe sigurisht nuk e mbajme veten per me te zgjuar se te tjeret, por te pakten kemi kurajon ta themi hapur ate qe mendojme, sepse jane te pakte ata nga ne qe kane frike nga e nesermja, nga te gjendurit nje dite ne mes te rruges, pa pune. Per dreq a per fat, kemi qelluar njerez qe dime t’ia hapim dyert vetes edhe aty ku na i mbyllin ne fytyre, dhe qe kemi aq kurajo sa te largohemi vete nga nje pune qe nuk na pershtatet me endrrat tona.

Ehhh keto fjalite qe mbarojne me “…kur te rritesh”. Per mua njeriu nuk mbaron kurre se rrituri, dhe kjo gjendja statike qe arrin “kur rritesh” se si me duket, si ngrirje a ngurosje. Aq me teper ne kete fushe ku punojme dhe qe ndryshon kaq shpejt. Nejse, nuk ka rendesi kjo. Rendesi ka qe i njoh dhe i perdor ca nga modelet e zhvillimit te software, qe kam punuar per arkitekturen e disa nga websiteve me te vizituara shqiptare dhe te disa organizmave nderkombetare dhe OJF ne Shqiperi (dhe qe perfshijne content management systems me te pakten po aq aftesi sa ai i Bankes). Po ashtu e di se duhen bere kompromise (sepse bej perdite kompromise me klientet e mi), dhe qe ne fund te fundit buxheti percakton shume gjera, aq me teper ne Shqiperi, ku klienti nuk thote “Me duhet kjo gje, sa kushton”, por “Kam x leke, dhe me duhet kjo gje - e ben apo jo”. Kaloj dy-tre ore cdo dite duke lexuar e shkruar neper mailing lista te webdesignit e programimit dhe e di qe nese nuk mesoj nga ato lista, programi im i ardhshem mund te merret si shembull ne ndonje blog njelloj sic mora une faqen e Bankes. Jam i interesuar ne praktikat e Semantic Web, Web Standards/WAI dhe per teknikat e Mikroformateve dhe Metaprogramimit dhe mundohem ti perdor ato ne punen qe bej. Prandaj mik i dashur, zbrit nga ai kolltuku prej ku me sheh mua si vocerrak, dhe eja te pime nje gote vere bashke. Po te flas sinqerisht, dhe pa percmim, edhe per punen e veres e kam seriozisht - sepse nuk je i vetmi njeri qe me ka pare shtrember ne idete e mia, dhe nuk do jesh as i fundit. Nuk kam gje kunder teje, as kunder bankes ku ti punon, dhe as kunder kujtdo qe ka programuar faqen tuaj. Madje firma qe e ka bere duhet pergezuar per kurajon qe ka marre persiper te ndertoje nje faqe banke, duke perballur kerkesa te shumta, burokraci shteterore, dhe fonde te pakta. U heq kapelen per dicka qe une personalisht nuk do kisha durim ta beja, sepse kam punuar 3 vjet ne shtet dhe e njoh burokracine dhe ngadalesine e punes. Me blogun tim dua t’u tregoj studenteve, lexuesve te mi, njerezve te thjeshte qe nuk e kane idene se si punohet ne kete zanatin tone, se ka ca gjera qe nuk ti meson asnje universitet, as U.T. dhe as AUBG, dhe se programimi nuk eshte te blesh nje Dreamweaver a Visual Studio te piratuar dhe te ulesh e te punosh nate e dite mbi te duke lexuar tutorialet ne Internet. Po mundohem tu tregoj se pertej punes per te bere kompjuterin te te bindet dhe te beje ate qe do ti, ka dhe dicka shume me te veshtire - te besh perdoruesin te ndihet rehat ne ate pune qe ke bere. Sepse per perdoruesin e thjeshte, puna qe bejme ne eshte shpesh here si kepuca e re: e bukur, por vetem pasi klienti e paguan dhe e mban ca dite veshur e kupton se sa te ben me kallo.

Peace bro!
Erion.

Vendosur ne Made In Albania |

3 Pergjigje

  1. Nga edrus:

    Jam injorant persa i perket programimit dhe kompiuterave , pra s’mund te gjykoj se sa te drejte ka ‘ai’ apo ti, por nese nje dite do te lodheshe nga programimi…. fillo e shkruaj.
    Menyra jote e te shkruajturit eshte me te vertete fantastike: Koncize, e thjeshte, e… persosur.
    Komplimenti, dhe shpresoj qe me te njejten thjeshtesi me te cilen shkruan, me po aq pasion te realizosh edhe programet :Thjesh, paster, bukur.

    P.s: Lerja problemet atyre qe duan te kene probleme :), por nese ke kohe ndonjehere, hap ndonje rubrike ku mund te te kerkojme te na sqarosh per ndonje gje persa i perket perdorimit te kompiuterave (p.sh: si mund t’a vendos germen ‘ë’ ne nje tast te tastieres time,(qwerty per italine) megjithese po shikoj tani qe s’e perdor as ti ;) )

  2. Nga shqipo:

    me vjen me te vertete keq per pergjigjen qe te kane dhene. eshte interesante sa “gazra” u kane hipur disave pse punojne ne nje banke a ku di une se cfare. me neveritet pseudo-sarkazma qe e bejne gjoja per t’u dukur te zgjuar. nderkohe, t’a garantoj une qe s’e kane haberin fare per ato qe u ke thene ti, vetem nuk duan qe te dalin si […..]

    [redaktuar nga moderatori. Shqipo, e mirekuptoj neverine qe ndien, dhe te falenderoj per komentin. Me fal per redaktimin, thjesht preferoj qe ky blog te ruaje nje nivel te pacenuar etike, qofte dhe kur njerezit i mbyllin veshet ndaj zerave tane. Faleminderit!]

  3. Nga ss_leibstandarte:

    i dashur erion.
    nje projekt(pune) quhet i realizuar me sukses kur realizon ato afate dhe objektiva qe i jane vene. Per perdoruesin e thjeshte, qofte ate qe hedh informacionin apo ate qe e konsulton nuk e rruan njeri persa kohe qe nuk jane pjese e objektivave. Keshtu ndodh ne cdo biznes, ne cdo vend ne bote. Klienti duhet te kenaqet aq sa eshte mjaftueshem per te vazhduar ta kesh si klient dhe vetem aq.
    Megjithate me vjen mire qe me ne fund ka ca adoloshente si puna jote qe marrin persiper te rregullojne jeten e njerezve dhe atyre qe navigojne ne internet dhe te uroj shume suksese ne punen tende. Besoj se kaq eshte rendesia qe duhet te te japim dhe besoj se komunikimi im me ty i dashur do mbyllet ketu, sepse komunikimi i metejshem te jep me rendesi sec duhet.
    p.s nuk kam arsye dhe as kam marre ndonje gje personalisht me ty i dashur. Por them … […redaktuar nga moderatori - gjera personale pa lidhje me temen…] … per gjoja ndonje pune qe ke bere ne web qe ke nevoje te ulesh me kembe per toke. beju perpara dikushi ne jete, meso te punosh ndonje gje prej verteti dhe pastaj fillo te vleresosh punen e te tjereve. Per te dhene mend eshte gjithmone shume e lehte.

copyright © 2006 by Erion::Blog