Teme Diplome: Tic Tac Toe
21/02/2007 nga Erion ElmasllariNje teme tjeter diplome: Loja Tic-Tac-Toe. Ndoshta do t’ju duket shume e thjeshte, apo dicka qe eshte me shume per shkollat e mesme sesa per universitetet. Megjithate, ne varesi te menyres se si kompjuteri zgjedh levizjet dhe strategjine e ndjekur, mund te perdoren algoritme me te “zgjuar” sesa ai “brute force” i numeracionit te gjithe levizjeve dhe zgjedhjes se rruges qe con ne fitore.
Tema: Ndertimi i nje programi te afte te luaje lojen Tic-Tac-Toe kunder nje lojtari njerezor, ose kunder vetvetes.
Pershkrimi: Loja Tic-Tac-Toe eshte e njohur per shume njerez, sidomos nga kartonat Tom & Jerry dhe nga filmi “War Games”, i viteve 80, ku personazhi kryesor ndalon nje lufte berthamore duke bere kompjuterin te luante kunder vetes nje loje qe nuk ka asnje fitues. Kjo qe loja Tic-Tac-Toe, qe hyn ne lojrat qe kur luhen nga ekspertet nuk mund te fitohen kurrsesi, por mund vetem te dalin barazim. Qellimi i temes nuk eshte te krijoje nje program te perkryer per kete loje, por te stervise menyren e ndertimit dhe programimit te strategjive dhe algoritmet e “krasitjes” se pemes se mundesive te levizjeve. Synoni te krijoni nje algoritem elegant vendimmarrjeje, dhe jo nje program qe te jete i bukur por i thate. Per variacion mund te krijoni nje loje shahu, ose cfaredo loje tjeter ku eshte themelore gjetja e levizjes se duhur. Loja Tic-Tac-Toe ka nje numer te kufizuar levizjesh, qe ben te mundur qe e gjithe loja deri ne levizjen e fundit te parashikohet ne nje kompjuter te zakonshem. Megjithate, kur flasim per shahun apo lojra te tjera, nuk eshte praktike te parashikohet e gjithe rrjedha e lojes (kerkon shume kohe/memorje), dhe ketu behen te rendesishme algoritmet e “krasitjes” se pemes se mundesive. Pikerisht kete synon t’ju mesoje kjo teme, krijimin e algoritmeve te mira.
Te krijohet: Nje program tic-Tac-Toe qe mund te luaje kunder vetes ose kunder nje lojtari njerezor. Per nje sfide me teper, bejeni programin qe te luaje ne nivele mjeshterie te konfigurueshme (pra si fillestar, mesatar, ose ekspert). Kjo mund te arrihet duke llogaritur levizjen optimale dhe duke bere ne fakt levizje te gabuar me nje probabilitet te caktuar (psh. 30% per fillestar, 10% per mesatar, 0% per ekspert).
Adresa ndihmese:
http://www.exploratorium.com/brain_explorer/tictactoe.html
http://www.chessandpoker.com/tic_tac_toe_strategy.html
http://ostermiller.org/tictactoeexpert.html
http://umsis.miami.edu/~raycock/ttt.pdf
Suksese! ![]()
Vendosur ne Ide per diplome |