Interneti pa tapÃ
03/12/2006 nga Erion ElmasllariIsha ne hipoteke sot. Dua te bej ca ndryshime ne shtepi, nje zgjerim, dhe me duhen dokumentat e hipotekes. E dini c’me ndodhi? Shtepia nuk ishte ne emrin tim si pronar, por ne emer te avokatit qe shkruajti kontraten e shitblerjes se shtepise mes meje dhe pronarit te meparshem. Cne avokati do thoni ju. Po ja pra, une doja te blija shtepine, pronari donte ta shiste, dhe duhej bere kontrate. Avokati u ul ne karrige, ndezi nje puro, dhe klik e klak e shkruajti kontraten, e mbushi, ne firmosem, dhe cdo gje ishte ne rregull. Nuk kishim asnje problem, une jetoja per bukuri ne shtepi, s’me ngiste njeri. Domethene deri ne castin qe doja te beja nje ndryshim. E mendoni se sa me duhet ti lutem tani avokatit dhe sa duhet ta marr me te mire qe te vere doren ne zemer e te me jape te drejtat mbi shtepine time? E mendoni qe po te doje ai mund t’ia shese shtepine dikujt tjeter, sepse emri im nuk eshte askund ne ato letra dhe ai njihet si pronar i ligjshem i shtepise? Nuk ka rendesi se leket i pagova une, ne letra eshte emri i tij…
Para se te me ngushelloni dhe te me shani per budallallekun tim, po ju them se jo, asgje me siper nuk eshte e vertete, dhe se nuk kam shtepi per te shitur a zgjeruar (eh sa do doja ta kisha :)). Por, ajo qe me ndodhi sot eshte qe per te disaten here, aq shume saqe nuk e mbaj mend sa here me ka ndodhur, pashe nje domain te regjistruar jo ne emer te pronarit qe paguan leket per ate domain por ne emer te ISP qe ka bere regjistrimin, dhe pronari i vertete nuk del askund ne ate regjistrim.
Me poshte po bej si fillim nje perseritje te shpejte te sistemit te domaineve per ata qe nuk u ka rene me pare te merren me regjistrime domainesh ne Internet. Nese e dini si behet dhe c’rendesi ka regjistrimi i domaineve, kapercejeni kete pjese.
Domainet, emrat e faqeve ne Internet, nuk jane ne pronesi te askujt. Ata manaxhohen nga ICANN dhe organizmat administrative kombetare, dhe jepen me qera per periudha te caktuara, zakonisht nga 1 ne 10 vjet. Gjate kesaj kohe domaini eshte ne “pronesi” te nje pronari, atij qe ka paguar leket e qerase per ate domain. Ky pronar percakton se cfare shfaqet ne sitin e atij domaini - si te thuash, nese domaini eshte shtepia, ky pronar percakton si lyhet e si organizohet ajo shtepi, dhe kush jeton ne te.
Per te regjistruar (marre me qera) nje domain behet nje pagese prane njerit prej rishitesve te autorizuar te ICANN, qe jane shume (midis tyre edhe une dhe shume kolege te tjere te mite). Ne regjistrin global te domaineve, ne castin e regjistrimit, shenohen per cdo domain 4 persona kontakti:
- Regjistranti: pronari i domainit per periudhen e marre me qera. Ky ka autoritet absolut mbi cdo gje qe ndodh me ate domain (hapet, mbyllet, ndryshon serveri, ndryshon faqja etj).
- Kontakti administrativ: zevendesi i regjistrantit, qe merret me administrimin e perditshem burokratik dhe rinovimin e domainit. Ky percaktohet nga regjistranti dhe mund te zevendesohet sipas deshires se regjistrantit.
- Kontakti teknik: ky merret me ceshtje teknike dhe zgjidhjen e problemeve te ndryshme gjate funksionimit te domainit. Edhe ky mund te zevendesohet sipas deshires se regjistrantit ose administratorit.
- Kontakti financiar: ky merret me pagesen dhe cdo ceshtje tjeter financiare lidhur me rinovimin e domainit dhe funksionimin e tij. Edhe ky mund te ndryshohet sipas deshires se regjistrantit ose administratorit.
Regjistranti zakonisht nuk mund te ndryshohet - ndryshimi i tij nenkupton ndryshimin e pronesise, dhe domaini faktikisht “fshihet” dhe “rishitet” tek nje pronar (regjistrant) tjeter. Per cdo ndryshim te te dhenave te domainit ne regjister, regjistranti ose te tjeret mund ti drejtohen ICANN ose rishitesve te autorizuar. Zakonisht keto ndryshime behen nepermjet nje paneli kontrolli, ku hyhet me password dhe ky password provon qe personi eshte i autorizuar te beje ndryshimin - passwordi percaktohet ne castin e regjistrimit dhe e di vetem ai qe regjistron domainin, pra pronari i ligjshem. Megjithate, nese humbet passwordi, apo nese dikush thyen sigurine dhe ndryshon konfigurimin e domainit apo faqes, regjistranti mund ti drejtohet ICANN apo rishitesit me nje leter zyrtare, me nje kopje dokumenti identiteti, duke thene me pak fjale “ICANN i dashur, une jam Erioni, pronari i domainit faqjaime.com, dhe kete gje mund ta vertetosh te regjistri yt global. Une te kerkoj qe te ndryshosh nameserverin e ketij domaini ne adresen 1.2.3.4, dhe te me japesh prape domainin tim se ma kane marre padrejtesisht.” Vetem regjistranti qe ka emrin ne regjistrin global mund ta kerkoje kete ndryshim - nese nuk ke emrin ne regjistrin global, nuk te njeh njeri. Kjo eshte mase sigurie qe domainet te mos grabiten nga njerez pa lidhje me to.
Kthehemi prape tek regjistrimi i domainit nga ISP. Per te disaten here shoh qe ne regjistrin global te domaineve nuk figuron fare emri i pronarit te ligjshem. Shpesh e kam pare kete ne domainet e regjistruara nga nje ISP e caktuar shqiptare dhe nga “profesioniste te lire” (nuk ka nevoje per emra, sepse ketu po kritikoj veprimin, nuk kam dale te nxij njeri). Domaini regjistrohet ne emer te pronarit te ISP, dhe ne regjister emri i pronarit te ISP eshte edhe si regjistrant, edhe kontakt teknik, edhe administrator, edhe kontakt financiar. Zakonisht pronari i vertete merr dhe linjen e internetit ne zyre nga e njejta ISP, keshtuqe eshte e kuptueshme dhe me vlere ekonomike qe regjistrimin dhe hostimin e faqes ia ben po ajo ISP. Por pronarit te vertete nuk i shpjegohet kurre c’kuptim ka regjistrimi, dhe as nuk i thuhet qe domaini po regjistrohet ne emer te ISP.
Kam pyetur edhe ISP edhe te tjeret se pse i regjistrojne domainet keshtu. Pergjigjet kane variuar nga “Se keshtu behet”, “Keshtu e ka rregullorja jone”, deri ne “Klienti nuk kupton dhe mund te beje gabime kur i shkon ndonje mesazh per domainin, prandaj e veme ne emrin tone qe te mos ndodhin ngaterresa”. Pa dashur te akuzoj askend, dua t’ju them te lexojne paragrafin e pare te ketij artikulli, dhe te mendojne nese keta njerez do donin qe shtepia e tyre te ishte ne emer te avokatit ngaqe “ata qe nuk jane avokate nga zanati mund ti pergjigjen gabim taksambledhesit te bashkise kur vjen te mbledhi taksat e pastrimit”. Dhe pa dashur te akuzoj askend, me vjen keq te mendoj se sa presion mund te behet mbi klientin nese ai gjen nje alternative me te mire a me te lire. “Do te ikesh ti? Ok, s’ka gje, na vjen keq po eshte zgjedhja jote. Do domainin ti? Hmmm, cfare domaini? faqjaime.com? Po jo se ai nuk eshte i yti - ja shiko te regjistri, ai domain eshte i yni, eshte i regjistruar ne emer te pronarit tone. Ti i dhe leket? Po mire, e dime ne kete, ti na dhe leket dhe ne ta dhame domainin, po domaini eshte i yni dhe ta kemi dhene me qera, keshtuqe po ike nga ne nuk ka domain per ty.” Fatmiresisht nuk kam degjuar per ndonje pergjigje te tille, por kam qene vete prezent kur klientit i eshte kerkuar “na bej nje lutje me shkrim qe te ndryshojme emrin dhe e rregullojme kete pune dhe te japim domainin”. Hmm, lutje? LUTJE? Lutje per pronen time? Qe kur keshtu? Me duket se ju ISP e dashur duhet te me luteni mua si klient qe t’jua fal kete “gabim” dhe te mos mendoj se doni te ma hidhni!
Meqe thashe qe nuk dua te akuzoj njeri, po i marr per te mireqena arsyet se pse ISP ben regjistrim ne emer te vet, dhe po sugjeroj disa zgjidhje te mira per te dy palet: Edhe per ISP qe te mos beje klienti gabime, edhe per klientin qe te mos jete i varur nga ISP. Ja se si mendoj une qe eshte me mire te vendosen kontaktet ne regjistrin global te domaineve ne castin e regjistrimit:
- Regjistranti: gjithe te dhenat te jene te klientit, te atij qe paguan leket vertet. ne kete menyre klienti nuk eshte i varur nga ISP, dhe ka pronesine mbi domainin. Nga ana tjeter regjistranti kontaktohet vetem per ceshtje madhore qe duhet ti dije, keshtuqe rreziku se mos i pergjigjet gabim ndonje emaili rinovimi etj. eshte shume i vogel. Nese ISP ka ende frike nga ndonje gabim, le te vere emailin e ISP por emri, telefoni, dhe adresa postare te jene te klientit.
- Kontakti administrativ: te dhenat mund te jene te klientit ose ISP, me kusht qe klientit ti thuhet se cfare nenkupton secila alternative. Emaili mund te lihet ai i ISP, por me kusht qe po te vihet ISP si administrator, emaili i regjistrantit duhet te jete i klientit, jo i ISP. Kjo me qellimin qe ISP te mos jete efektivisht pika e vetme e kontaktit.
- Kontakti teknik: gjithe te dhenat e ISP. Kjo ben qe ne raste problemesh pergjigjja te jete e sakte dhe e shpejte, plus qe klienti nuk mund te merret me probleme teknike.
- Kontakti financiar: gjithe te dhenat e ISP. Ne fund te fundit ISP po paguan leket tek rishitesit, ndersa klienti ia jep ato ISP dhe e mbyll punen.
Ne kete menyre garantohet qe ka nje balance midis te drejtave te pronesise te klientit dhe te drejtave administrative te ISP, dhe askush nuk mund t’i prishi pune tjetrit, me ose pa dashje. Pika me e rendesishme me siper eshte qe klienti duhet te figuroje si pronar (regjistrant), edhe nese adresa e kontaktit eshte ajo e ISP. Ne kete menyre, ne rast mosmarreveshjeje me ISP klienti mund ti drejtohet nje ISP tjeter apo ICANN-it drejtperdrejt me nje dokument identiteti dhe te kerkoje te drejtat e tij te ligjshme, nderkohe qe ne punen normale ISP kujdeset per mbarevajtjen e domainit.
Vendosur ne Made In Albania |
07/05/2007 ora 1:08 am
Këto gjëra bëhen vetëm pasi shqiptarët janë akoma injorantë (lexo të pamësuar) me këto detaje.
Sapo mësova për këtë blog nga Edrusi që e nxorri tek Peshku, dhe po lexoj shkrimet e mëparshme. Shkruaj më shpesh nëse ke mundësi, sidomos me se merresh përditë në punë pasi s’ka shumë informacion rreth fushës së informatikës në Shqipëri.