Interneti pa tapÃ
03/12/2006 nga Erion ElmasllariIsha ne hipoteke sot. Dua te bej ca ndryshime ne shtepi, nje zgjerim, dhe me duhen dokumentat e hipotekes. E dini c’me ndodhi? Shtepia nuk ishte ne emrin tim si pronar, por ne emer te avokatit qe shkruajti kontraten e shitblerjes se shtepise mes meje dhe pronarit te meparshem. Cne avokati do thoni ju. Po ja pra, une doja te blija shtepine, pronari donte ta shiste, dhe duhej bere kontrate. Avokati u ul ne karrige, ndezi nje puro, dhe klik e klak e shkruajti kontraten, e mbushi, ne firmosem, dhe cdo gje ishte ne rregull. Nuk kishim asnje problem, une jetoja per bukuri ne shtepi, s’me ngiste njeri. Domethene deri ne castin qe doja te beja nje ndryshim. E mendoni se sa me duhet ti lutem tani avokatit dhe sa duhet ta marr me te mire qe te vere doren ne zemer e te me jape te drejtat mbi shtepine time? E mendoni qe po te doje ai mund t’ia shese shtepine dikujt tjeter, sepse emri im nuk eshte askund ne ato letra dhe ai njihet si pronar i ligjshem i shtepise? Nuk ka rendesi se leket i pagova une, ne letra eshte emri i tij… Lexoni pjesen tjeter »
Vendosur ne Made In Albania |
1 Koment »