Erion::Blog

Programimi, kompjuterat, njerezit, dhe vogelsira te tjera si keto…

Shkrime Te Reja

Kategorite

Shkrime Te Kaluara

Erion Elmasllari

Diplomuar ne 2001 per Shkenca Kompjuterike ne AUBG. Programues per aplikime desktop, LAN, Web, dhe per faqe Interneti, me 6 vjet pervoje ne punen me kompani private, shteterore dhe OJQ. Kjo faqe mbledh mendimet dhe pervojen time, me shpresen se se bashku do te ndryshojme dicka nga gjendja e tanishme e informatikes shqiptare.

“Desktopizmi” me pasoja ne aplikimet web

10/11/2006 nga Erion Elmasllari

Provova te kerkoj ne Google fjalet “albanian banking“, sic do kerkonte cdo investor i huaj para se te vinte kembe ne token shqiptare. E shihni ne ndonje vend Banken e Shqiperise? A shihni ndonje nga bankat shqiptare, cilendo prej tyre? Sot, ne 8/11/2006, ky kerkim nuk liston ne faqe te pare asnje banke shqiptare. Raporte e organizma te huaj dalin ne Google si burime autoritare per bankat ne Shqiperi, por jo Banka e Shqiperise. Faqja e Bankes se Shqiperise ekziston, ajo eshte www.bankofalbania.org. Google per kete faqe ka indeksuar vetem faqen kryesore dhe disa PDF te downlodueshme, por asnje nga informacionet e tjera te faqes. Pse? Sepse faqja e Bankes se Shqiperise vuan nga “desktopizmi”. Eshte faqe web por eshte programuar si te ishte aplikim desktop. Gjithe ajo faqe eshte programuar sipas nje modeli event-based, sic programohet nje nderfaqe aplikimi desktop, por jo nje faqe Web. Cdo klikim ne faqen e bankes perkthehet ne nje event (ngjarje) ne motorin e faqes - por Web-i NUK punon me evente - Web-i punon me URL dhe URI (Uniform Resource Locator/Uniform Resource Identifier). Ajo faqe nuk ka asnje URL pervec URL se faqes kryesore (cfare koincidence qe Google ka indeksuar vetem faqen kryesore…). Nuk ju besohet? E shohim bashke: Lexoni pjesen tjeter »

Vendosur ne Programim, Made In Albania | 7 Komente »

Top Show dhe siguria e munguar e faqeve shqiptare

05/11/2006 nga Erion Elmasllari

Para disa ditesh ne Top Show u diskutua tema “Piratet e Internetit”. Duke pergezuar Top Show per qellimin e mire te diskutimit te temave te tilla qe jane tradicionalisht te veshtira per tu kuptuar nga publiku, nuk mund te mos ve re se e vetmja gje qe nuk u arrit aty ishte sensibilizimi i publikut lidhur me rendesine e sigurise se sistemeve kompjuterike ne kushtet kur ne te gjithe varemi nga ato sisteme. Me keq akoma, fakti qe faqet shqiptare jane te lehta per tu thyer u transmetua si “vogelsi” dhe si “edhe po u thye faqja e ministrise nuk eshte ndonje problem i madh se informacion i thjeshte eshte”, nderkohe qe ajo qe na dhemb personalisht, pra leku yne neper bankat tona, “qenka i sigurt nga piratet e kompjuterave se bankat kane investuar ato miliona qe qeveria nuk i investon dot per faqet e veta”. Lexoni pjesen tjeter »

Vendosur ne Made In Albania | 1 Koment »

copyright © 2006 by Erion::Blog